Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD- së, Bledi Kasmi, ka shpërndarë para pak minutave disa foto në faqen e tij zyrtare në Facebook. Përmes tyre, ai ka përcjell një mesazh në distancë për Ramën, duke paralajmëruar përmbysjen.
Bledi Kasmi, ka publikuar tre foto nga turi i takimeve të ish- kryeministrit Berisha, duke nënvizuar se “Rama nuk do ta gëzojë mandatin e tretë të grabitur”. Teksa shprehet i sigurtë se “regjimi do përmbyset”, Kasmi shprehet se “është si një ortek që të shtyp nëse i del përpara”.
PUBLIKIMI I BLEDI KASMI NË FACEBOOK
Permbysje!
Rama i ka bere llogarite gabim. Nuk do ta gezoje mandatin e trete te grabitur.
Ky zgjim, qe nuk eshte vetem tek demokratet, por tek e gjithe shoqeria eshte i ngjashem me ate te Dhjetorit-‘90.
Askush nuk do te munde ta ndale. Eshte si nje ortek qe te shtyp nese i del perpara.
Regjimi do permbyset!