Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka ironizuar me kryeministrin e vendit Edi Rama, duke i thënë të bëhet president i Flamurtarit në futboll.
Duke marrë shkas nga deklarate e kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili shprehej “Rama më ka kërkuar të bëhem unë kryeministër dhe ai president”, Ndoka ka menduar të ironizojë shefin e qeverisë.
Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Ndoka i bën një propozim Ramës, ku shkruan: “Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër! Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit”, sigurisht kjo në formën e një talljeje.
Flamurtari është në një situatë shumë të vështirë, aq sa për shkak të menaxhimit të keq, klubi kuqezi ka rënë në Kategorinë e Parë.