FOTOLAJM – Princ Leka “i fal gjakun” Halit Valterit, gjyshi i tij plagosi Mbretin Zog i Parë…

Princ Leka dhe Halit Valteri kanë lënë pas një ngjarje të ndodhur mes gjyshërve të tyre dhjetëra vite më parë. Dy familjet ishin në konflikt të hapur më njëra tjetër. Konkretisht stërgjyshi i Halit Valteri, Beqir Valteri ka plagosur në datën 23 shkurt 1924 mbretin e Ahmet Zogut në ambjentet e Parlamentit shqiptar.

Plagosja bëri bujë të madhe në atë kohë ku edhe pse i plagosur Ahmet Zogu hyri në sallën e parlamentit dhe kërkoi vazhdimin e seancës. Rreth 100 vite më pas ky akt është harruar edhe nga stërnipat e tyre të cilët shihen mjaft të gëzuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.


Si ndodhi plagosja e Ahmet Zogut nga Beqir Valteri?

Më 23 shkurt të vitit 1924, atehërë vetëm 18 vjeç Beqir Valteri bëri atentat kryeministrit në detyrë Ahmet Zogu teksa u fut në parlament. Familja e Ahmet Zogut mendohet që i kishte paguar edhe shkollimin Valterit në Itali.

Po pse ky vendim për të ekzekutuar bashkëpatriotin e tij nga Mati?

Vetë Ahmet Zogu do të drejtonte gishtin nga Avni Rustemi për kurdisjen e këtij atentati.Një tjetër version është ai i hakmarrjes ku mendohet që pas vrasjes së xhaxhait të Valterit ishte Lal Krosi një nga njerëzit më të besuar të Ahmet Zogut.

Ai do arrestohej direkt pas ngjares pas disa orë bisedimesh ku i premtohej që do i falej jeta.

Beqir Valteri do mbetej vetëm pak kohë në burg dhe më pas do lirohej, një vendim i cili do të merrte reagime të ashpra nga matjani tjetër Zogu dhe bashkësia ndërkombëtare.

Gjatë Luftës II Valteri ishte deputet në parlamentin kuisling, dhe nga vjeshta e 1944-s themeloi një parti “atdhetare” për të cilën bëri dhe një program. U arrestua dhe u burgos nga fitimtarët e luftës, dhe shumë shpejt u dënua me vdekje.