Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

FOTOLAJM/ Policia provon të shoqërojë Nikoll Lesin të “Koha Jonë”, telefonata me drejtorin Veliu shpëton atë nga prangat

ShkodraWeb 4 years ago

Drejtori i gazetës, Koha Jonë, Nikollë Lesi ka denoncuar një provë të forcave të policisë për ta arrestuar atë ditën e sotme. Sipas Lesit, disa efektiv të policisë e kanë ndaluar teksa ai po shkonte në redaksinë e Gazetës Koha Jonë. Ai thekson se policët kanë provuar ta shoqërojnë në komisariat pa arsye.

Gazeta Koha Jonë bën të ditur se Nikoll Lesi ka telefonuar direkt Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se “po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë” për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën para, sapo më njohën, disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se “rruga bllokohet”. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit “Dinamo”, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motora të “Shqiponja”.

Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën.

Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore”, shtoi Lesi.

Continue Reading

LAJM PARA: INVESTIGIMI/ Admir Murataj pastroi “thasët me para” në prona, roli i dyshimtë i bashkëshortes së divorcuar…
LAJM PAS: MINUTA E FUNDIT/ Policia thirrje me megafon në protestë: Ruani qetësinë, njerëzit të zbulojnë fytyrat ose të ikin…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

59 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

59 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

1 hour ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.