Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet që po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me 5 mjete që ishin të parkuara në anë të rrugës.
Raportohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet.