Para pak orëve, ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video me pamje nga mjediset e brendshme të Spitalit Infektiv, aty ku po trajtohen të sëmurët me Covid-19. Pamjet janë të frikshme dhe bëhen edhe më shumë, duke dëgjuar audion në sfond të pacientëve. Por diçka tjetër, është ajo që bie në sy, nëse e shikon me kujdes videon.
Janë pafund shishe 0.5 litërshe që shfaqen në video. Nga fotot e nxjerra nga videoja e shpërndarë nga ministrja Manastirliu, një pjesë t tyre përdoren nga vetë pacientët për të marrë ujë e lëngje të nevojshme. Në disa raste, në pamundësi për të qenë të pavarur në këtë procedurë, pacientët ndihmohen nga mjekët apo infermierët e Spitalit Infektiv.
Kanë ngjallur kërshëri shfaqja në përdorim e këtyre shisheve në mbajtëset e serumeve, që në disa raste, paraqiten edhe në video. Duken flakonë normalë që duhet të jenë aty ku shfaqen, por ka edhe shishe 0.5 litërshe që dallohen qartë nga etiketat e njohura të disa lloje uji mineral që tregtohen në vendin tonë.
Nëse një i sëmurë nuk mund të marrë ujin në mënyrë të pavarur, vështirë ta pranojë atë me rënie të lirë nga një serumbajtëse. Të paktën, kështu thonë specialistët. Sespe një pacient do të rrezikonte jetën duke marrë ujë në gjendje të pavullnetshme me “rënie të lirë”. Edhe përdorimi i këtyre shisheve në vend të flakonëve për serume të ndryshme, për mungesë të këtyre të fundit, do të ishte i pakuptimtë.
Epër të mbyllur këto hamendsime, që erdhën nga sinjalizime të ndryshme në ShkodraWeb Media por edhe në rrjete sociale, do të ishte mirë që ndonjë specialist i Spitalit Infektiv apo edhe i Ministrisë së Shendetësisë, të japë ndonjë sqarim për përdorimin e shisheve 0.5 në sherbim të pacientëve me Covid- 19. /ShkodraWeb Media/