Pas konferencës për shtyp që i parapriu ndeshjes me Tiranën, futbollisti Eni Imami u komentua mjaft në rrjetet sociale. U krijua ideja që futbollisti fajësonte tifozët për paraqitjen jo të mirë të ekipit në këto javët e fundit. Ose të paktën, ky ishte perceptimi i krijuar nga komentet në rrjetet sociale.
Mesa duket, këtë përceptim ka krijuar edhe vetë futbollisti, i cili ka reaguar përmes një postimi po në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar falje për deklaratën, duke folur me superlativa për tifozët e Vllaznisë.
“U kërkoj falje tifozëve për deklaratën. Nuk kam pasur për qëllim të fajësoj tifozët kurrsesi. Tifozët e Vllaznisë janë të mrekullueshëm. Nuk kam parë si ato”, ka shkruar futbollisti Imami.
Shpresojmë dhe urojmë që me kaq, të jetë mbyllur edhe ky “incident”, aq më shumë kur këtë të merkurë, Vllaznia ka një ndeshje shumë të vështirë me Teutën në Durrës dhe ekipi ka nevojë për përqendrim maksimal për ta përgatitur sa më mirë këtë takim. /ShkodraWeb Media/