Sapo është mësuar fitorja e Vllaznisë ndaj Kukësit në Shkodër, në kyeqytet ka nisur festa. Ekipi i Tiranës, edhe matematikisht është shpallur kampion. Me diferencë 7 pikë dhe me vetëm dy ndeshje të mbetura, bardheblutë i janë gëzuar fitores së Vllaznisë, duke u shpallur kampionë nga divani i shtëpisë.
Gëzimin e tyre ata e kanë shprehur fillimisht në faqen zyrtare në Facebook, duke postuar një banner për titullin e 25- të i cili vjen në 100 vjetorin e këtij klubi, pas plot 11 viteve pritje. Sigurisht, festa do të vazhdojë ndërsa ajo që duhet të shihet është nëse Tirana do të lëshojë në dy ndeshjet e mbetura. Sidomos në ndeshjen me Bylis në Tiranë në javën e fundit të Superligës. Pavarësisht se sonte u shpall zyrtarisht kampioni i Superligës, ka edhe një garë tjetër, ajo për të shmangur ndeshjen play- out.
Vllaznia duhet të ndeshet me Partizanin dhe Flamurtarin në javën e fundit në Shkodër, ndërsa Bylis në shtëpi me Luftëtarin dhe në kryeqytet me Tiranën kampione. Nga sonte, Tirana i’a ka një “borxh” të vogël Vllaznisë. A do t’ia kthejë…?! /ShkodraWeb Media/