VIDEO – Panik në kryeqytet, shpërthen në mes të rrugës automjeti, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, në kryqëzimin i Selitës. Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi. Paraprakisht raportohet se drejtuesi i mjetit, Prend Gjini, është dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital.


Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike me studion ne News24 ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i dëmtuar rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.

Zeneli thotë se gjendja e Gjinit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.

Sipas tij, ai po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë teksa mjekët fillimisht janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike.

”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.”- tha Zenelaj.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania