ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ Njerëzit me “të verdha” të Shkodrës, ata që “flasin” me punën e tyre duke korrigjuar gabimet tona…

Nuk janë asnjëherë në qendër të vemendjes edhe pse puna që ata bëjnë, është ndër më të rëndësishmet. Na sherbejnë ne, të gjithëve, i sherbejnë Shkodrës.

I shohim me veshjen e tyre të verdhë, ashtu të pa zë dhe punëshumë. Edhe në temperaturat e acarta të dimrit, edhe në gushtin e vapës së padurueshme. Kur ne strukemi nën çadër apo pas xhamave të lokalit për ti “shpëtuar” shiut, kur ne jemi ngrohtë nën avujt e kondicionerit apo me duart drejtuar nga një stufë për të mposhtur të ftohtin, ata janë aty, duke mbajtur pastër qytetin tonë!

Falë punës së tyre, përkushtimit dhe ndershmërisë në detyrë, edhe një çeshtje sensitive siç është pastrimi, po i përafrohet ditë pas dite standardeve të shërbimeve të tjera.

Janë njerëz të zakonshëm por me një detyrë shumë të rëndësishme: Të korrigjojnë edhe gabimet tona! Sa herë që hedhim mbeturinat urbane jashtë konteneirëve, nga ballkonet apo i lëmë në vende të papërshtatshme, përveç mungesës së qytetarisë që tregojmë, duhet të kujtohemi se po u vështirësojmë punën këtyre punëtorëve me të verdha!

Ndihma më e madhe që mund dhe duhet tu japim, mbështetja maksimale e mundshme është të tregohemi qytetarë, të mbajmë pastër qytetin tonë!

Është ky mesazhi që duam të përcjellim përmes këtyre fotove, bashkë me respektin për këta njerëz të zakonshëm të qytetit tonë! /ShkodraWeb/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.