FOTOLAJM – “Një vajzë për t’u marrë shembull…”, gazetarit i tërheq vemendjen një e re ndryshe nga të tjerat…

Këto ditë vere, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi që tregojnë luksin e mjaft vajzave. Nga Veriu në Jug, në bregdet apo në zona malore, ka një garë të mendur për të demonstruar se kush po bën më shumë qejf. Por në fakt, në këtë mori fotosh, më shumë bien në sy ato që tregojnë se në këtë vend, ka akoma dinjitet: Vajza që nuk presin që pushimet t’ua paguajë dikush, përfshi edhe ndonjë celular të shtrenjtë për të realizuar fotot!


Kolegu Granit Sokolaj, ka fiksuar një foto mjaft domethënëse ditën e sotme. Një vajzë, me një turrë libra në duar që përpiqet ti shesë ati, pikërisht në ato vende, ku bashkëmoshataret e saj, publikojnë “foto luksi”. Nuk ka se si një shembull i tillë, të mos terheqë vemendjen e një gazetari dhe më mirë se e ka shkruajtur kolegu Sokolaj, nuk bëhet.

“Nje vajze per t’u marre shembull!!! Ne piken e vapes, ka zgjedhur te ece brigjeve te Jonit, me nje stive librash ne krah dhe shume te tjera ne çante. Shijon detin nga larg, duke nxjerre ndoshta te ardhurat per shkollen e saj, pa pritur se cili emigrant do vije nga Anglia apo Zvicra e t’i ofroje pushimet ne Drimadhes, Jal apo Ksamil, nga ku mund te postonte foto te bukura, trupin e vajosur dhe me tanga apo pjatat me prodhime deti perpara. Ka zgjedhur te mos jete “skllave” ofertash, por shitese levizese librash.”, shkruan Granit Sokolaj. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania