
Ajo nuk më thërret gjithmonë, zakonisht vetëm më pyet:
-Si je?
Ma rrallë formulon edhe fjali pak ma të gjata:
-Nuk te kam pa kto dit, si je? Si je, si e ke burrin?
E nganjiherë, i shpjegon kalimtarëve:
-Kjo asht shoqja jeme…
Kur jam me Besën, i shndrit ftyra pak ma shumë, ndoshta pse ai i fal lek ma tepër se unë, ndoshta pse na sheh të dyve apo ndoshta…thjesht asht ma e gzume se i ka shku dita mbarë.
Disa dit ma parë më pyeti krejt e ngazllyeme:
-Të kam pa ne televizor, a je ba e famshme…
-Jo, u përgjigja:
-Jam duke kandidu për deputete.
-Ishalla don zoti e fiton, më tha me sytë e qeshun…
Kishin kalu disa ditë e s’ishim pa, kësaj here me thirri me dorë, hajde… U afrova:
-Me cilën parti je, se du me votu për ty…
E kështu mandej i dhashë nji fletushkë me informacion, mikja jeme më detyroi me ba foto me votuesen teme, gruen që e ndan kashatën e bukës me qejt e rrugëve.
Dje kur po ecnim me grupin e kandidatëve të KEA bashkë me kryetarin, i tregoj të tanve se ajo asht shoqja jeme… Në të vërtetë ishte ajo qytetarja shkodrane e piacës, unë heshta, nuk arrita me artikulu aq bukur si ajo, të vërtetën… /Nga Valbona QUKU LISHA, publikuar në Facebook/
SHËNIM: Ky publikim në rrjetet sociale, është marrë pa lejen e autores. Në luksin e kësaj fushate elektorale, të rrobave firmato, makinave të shtrenjta dhe milionave pa hesap, kjo kandidate dhe qasja e saj edhe ndaj një personazhi si ai në foto, nuk mund të kalojë pa rënë në sy.