
Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ish- kryeparlamentarja me anë të një publikimi në rrjetet sociale. E bija, Megi ka sjellë jetë fëmijën e dytë, i cili është sërish djalë.
“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot”, ka shkruar Topalli krah fotos së Megit me foshnjën e lindur dhe nipin më të rritur Nikola.
Megi është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ndan me publikun foto familjare apo detaje të ngjashme me bashkëshortin Angjelin Serreqi apo djalin Nikola. Por nëna Jozefina që është shumë e dashur dhe e njohur nga publiku, nuk mund të mos e ndante me të gjithë lajmin e bukur.





