
Erdenis Gurishta nuk është vetëm i talentuar në fushë dhe lider te Vllaznia. Kapiteni i shkodranëve është edhe romantik kur e do puna dhe një xhentëllmen i vërtetë.
Natyrisht, e kemi fjalën për dedikimet që i bën të fejuarës së tij bukuroshe, me të cilin është fejuar nga 4 gushti i këtij viti.
“Nganjëherë pyes veten nëse kam bërë vërtetë diçka shumë të mirë për të marrë një dhuratë kaq të mrekullueshme nga Zoti”, shkruante Gurishta dje në rrjetet sociale.
Mbrojtësi shkodran po shfaq në publik një antë tjetër të karakterit të tij që e plotëson portretin e tij, duke e pasuruar me vlera të tjera njerëzore. Vazhdo kështu Kampion, jetë të lumtur!





