FOTOLAJM/ Nis ndërtimi i rrugës turistike Qafë Thore- Theth 16 km e gjatë, investim i Bankës Botërore…

Më në fund, rruga Qafë Thore- Theth ka nisur nga ndërtimi. Lajmi është bërë i ditur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka dhënë informacioni e shoqëruar me tre foto. “

Ka filluar puna për rrugën Qafë Thore – Theth. Investimi i shumëpritur nga banorët dhe turistët financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale”.

Rruga me gjatësi 16 km kalon nëpër një terren të vështirë dhe që në muajt e dimrit izolohet nga dëbora. Projekti rreket t’i japë zgjidhje problemeve që krijohen në qarkullim në muajt e dimrit si: bllokim i rrugës apo rreziqeve nga ortekët. Kjo rrugë lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën.“, thuhet në njoftimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Siç dihet, për projektin ka lobuar fort Bashkia e Shkodrës, e cila madje ka organizuar takime  degjesa me banorë e bisnese të zonës, me synimin që të miratohet projekti më i mirë për zonën turistike të Thethit.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal