
U realizua me sukses ndërhyrja artroskopike e shpatullës, me akromioplastikë, sinovektomi, bursektomi dhe heqje të kalcifikatit (3×4 cm).
Ndërhyrja u krye në Spitalin Rajonal Shkodër nga kirurgu ortoped Dr. Ylber Zama, në bashkëpunim me Dr. Artur Vukatana, reanimatorin Luan Bajri dhe infermieret Arjola Kullolli, Medina Peraj dhe Ardita Mati.
Spitali Rajonal Shkodër vijon të ofrojë shërbime të specializuara me standarde bashkëkohore në shërbim të pacientëve.





