FOTOLAJM/ Në Shqipëri është harruar, ja çfarë bëjnë për Alvin Berishën në Lombardi të Italisë…

Para pak minutash kulla e lartë “Pirelli” në Milano ka nisur të përcjell në mesazh. Duke ndezur llambat e dhomave të veçanta të ndërtesës, në fasadën e saj është shkruajtur “Free Alvin” në shqip, “Alvini i lirë”. Është një tjetër nismë nga krahina e Lombardisë në Itali ku jeton familja e vogëlushin Alvin Berisha, i cili është i burgosur në kampin Al Hawl në Siri.


Mesazhi që po përcillet nga kulla “Pirelli” është një tjetër lëvizje për të sensibilizuar qeverinë dhe shtetin italian për të shtuar përpjekjet që Alvini të kthehet pranë familjes në Itali, ku edhe vogëlushi ka lindur. Rajoni i Lombardisë madje ka kërkuar që Alvini të pajiset me pasaportë italiane që të mund të interesohet Italia për kthimin e tij pranë familjes. Ndërkohë, në Shqipëri ka heshtje. Më saktë, jemi akoma në kufijtë e propagandës pa asnjë hap konkret për lirimin e tij.