Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk ndalet! Ajo nuk pyet as për kufizimet e vendosura këtë fundjavë për shkak të pandemisë nga kryeministri Rama. Siç ishte njoftuar, pasditen e sotme, Aleanca ka ftuar shkodranët për protestë përballë Teatrit “Migjeni”. “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht. Vendos Duam Drejtësi”, shkruhet në posterin e publikuar në Facebook ndërsa paraqitet ndërtesa e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit “Migjeni”, me hashtagun “jetojmëperliri”.
Sipas posterit të Aleancës, protesta do të jetë në orën 17.00. Siç ndodhi edhe në Tiranë e Durrës, gjatë protestës do të nënshkrueht edhe peticioni për ringritjen e Teatrit Kombëtar në të njëtin vend ku ka qenë derime 17 maj 2020 në mëngjes. Nuk është e qartë si do të reagojë Policia e Shkodrës lidhur me këtë protestë të paralajmëruar, teksa dje në Durrës nuk u pengua por u proceduan pas saj Budina dhe Xhaferri i PD-së. /ShkodraWeb Media/