
Fitorja në sekondat e fundit me Tiranën në “Loro Boriçi”, ka krijuar një atmosferë inkandeshente jë vetëm në Shkodër por edhe në rrjetet sociale. Optimizmi është në nivele maksimale dhe shpresohet që sivjet, Vllaznia të dhurojë atë që të gjithë presin prej shumë vitesh…
Tre ndeshje në Supërligë dhe po kaq fitore. Në vendin e parë me 9 pikë dhe ndjekësi më i afërt ka katër më pak. Më bukur e më mirë se kaq, nuk mund të mendohej. Një Vllazni që po bën të ëndërrojnë të gjithë, edhe pse tifozët e kanë të pamundur për shkak të pandemisë, ti gëzohen fitoreve dhe golave në stadium.
Pikërisht një mendim për ta, ka edhe sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi. Pas fitores me Tiranën, ai ka postuar pak rreshta në Facebook, me një mesazh kuptimplotë e domethënës:
“Faleminderit cuna për emocionet që po na dhuroni? Na vjen thellësisht keq që situata nuk na lejon te ndajmë suksesin me të gjithë tifozat në stadium?
#ReturnToGlory❤?”, shkruan Xhaferi. /ShkodraWeb Media/