ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ Momenti i sikletshëm i Ramës gjatë kthimit nga Berlini…

Kryeministri u kthye në Shqipëri pas qendrimit 3 ditor në Berlin, në një vizitë të lodhshme, kryesisht për shkak të presionit dhe kushteve të reja që i kanë vënë autoritet e vendit më të rëndësishëm në BE, lidhur me hapjen e negociatave.

Kushtet e reja, kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet, me çështjet që kanë dalë për manipulimin e atyre të 2017 dhe statusi i atyre të 30 qershorit.

Rama takoi në Berlin kanacelaren Merkel, por sipas njoftimit që bëri pala gjermane, besohet se ka qënë një bisedë e ftohtë, ku ajo nuk ka dhënë një premtim për të hapur negociatat.

Vendimi do të merret nga Bundestagu në fund të tetorit dhe pritet të jetë një ‘Po’, por me shumë kushte. Shumë kushte dhe të vështira për qeverinë, e cila më së pari duhet të zgjidhë krizën e brendshme politike.

Por në një foto të publikuar nga Mapo Rama është kapur në moment të sikletshëm, me gojë hapur duke rregulluar ajrin e kondicionuar në avion.

 

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.