FOTOLAJM – “Modest, bashkëpunues, i zoti, i ndershëm…”, deputetja Edona Bilali zbulon se kush është shefi dhe mentori i parë i saj

Ditën e sotme, Edona Bilali, deputete e zgjedhur në Qarkun Shkodër me 25 prill 2021, pritet t votbesohet nga Kuvendi në një seancë maratonë si Ministre e Mbështetjes së Sipërmarrjes në qeverinë “Rama 3”. Ajo është ulur tashmë në karrigen që i takon si pjesë e qeverisë, por pak minuta para nisjes së seancës, duket se Bilali ka gjetur kohë të falenderojë publikisht “shefin dhe mentorin e parë”, siç e konsideron ajo personin me të cilin ka pozuar në foto.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Edona Bilali shkruan: “Me shefin tim të parë, mentorin tim dhe modelin udhëheqës për sa i përket ndershmërisë dhe integritetit, Seladin Kraja. Gjatë punës në Ministrinë e Financave çdo ditë kishte brenda një mësim të vyer që edhe sot janë pjesë e vlerave në punën time të përditshme.

Modest, bashkëpunues, i zoti, i ndershëm, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë.

Mirënjohëse për të gjithë mbështetjen dashamirëse, këshillimin për karrierën, sugjerimet, vërejtjet, kontributin dhe angazhimin publik dhënë në administratën publike. Institucioneve i duhen vlera të tilla.

Faleminderit me zemër!”, përfundon shënimin e saj në Facebook deputetja e Shkodrës Edona Bilali. /ShkodraWeb/

ShkodraWeb Channel

Open

Close