FOTOLAJM – Moderatorja e njohur në “pritje të ëmbël”, tregon gjininë e bebit që pret të vijë në jetë…

Inida Gjata, ose e njohur ndryshe nga publiku shqiptar, Zhaku, dha lajmin përmes një fotoje dje se është në pritje të ëmbël.

Zhaku dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz shumë shpejt do të jenë prindër të një djali.


Vetë Inida ka shkruar tek fotoja e publikuar: “Do bëhemi me çun”.

Deri më tani Zhaku kishte vendosur të mos e ndante me miqtë dhe ndjekësit pritjen e ëmbël, por nga fotoja e publikuar kuptohet se tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë.