Megi Topalli, bashkëshorti Angjelin Serreqi dhe djali i tyre Nikola, duket se po kalojnë pushime të këndshme në zonën malore të Razmës në Malësinë e Madhe. Ka qenë vetë vajza e ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, që ka publikuar një foto me djalin e saj në krah, në ballkonin e një shtëpie.
Disa herë gjatë kësaj periudhe, Megi dhe Angjelini kanë publikuar foto kryesisht në zona të Shkodrës, duke treguar se po jetojnë mjaft të lumtur si prindër, bashkë me krijesën e tyre. Në foton e publikuar sot, Megi ka publikuar të plotë imazhin e djalit të saj. Të dy shfaqen të qeshur dhe të lumtur, siç është e natyrshme për djalin e nënën. Sigurisht, edhe babai Angjelini që sipas gjasave, është autori i fotografisë së veçantë. /ShkodraWeb Media/