Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto krah ish-peshëngritësit shkodran Faruk Kalleshit.
Në postim, Meta shkruan se Kalleshi është një prej legjendave të peshëngritjes me mbi 110 rekordeve kombëtare.
Postimi i Ilir Metës:
Me Legjendën e mbi 110 rekordeve kombëtare Faruk Kalleshin, sot në Shkodër.
Faruk Kalleshi ka qënë peshëngritës dhe më pas trajenr. Në vitin 1970 tentoi të thyente rekordin botëror.
Gjatë karrierës së tij ka fituar 21 vite kampionatin kombëtar dhe ka fituar 15 herë Kupën e Republikës.