Ditën e sotme besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Krishtit apo festën e përbotshme të Krishtlindjes. Janë të shumta urimet që shkëmbehen nga njerëz të zakonshëm por edhe autoritete. Tashmë është bërë traditë që rrjetet sociale të jenë tribunë e shpërndarjes së urimeve të ndryshme.
Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale. Ajo ka publikuar një foto me djalin Genar, Vajzën Megi dhe nipin Nikolo. I veçantë është edhe teksti që shoqëron këtë urim nga ish- deputetja e Shkodrës.
“Mamat me djemt e tyre ju urojme Gezuar e Pershumevjet !”, shkruan Topalli, e cila tashmë që është bërë gjyshe, ka një ndjeshmëri të lartë edhe për nipin e vogël. Jozefina është nëna e Genarit, Megi nëna e Nikolo. Në këtë urim, ajo dhe Megi, janë nënat e djemve respektivë.