
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë Arrëzit. Siç shihet në foto, një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, 18 vjeçari M. Fusha, i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Pukës është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës.





