FOTOLAJM/ Linda Rama “tradhëton” kryeministrin, ndikon në “pasurimin” e kritikut të tij duke i blerë librin…

Andi Bejtja konsiderohet si ndër kritikët e kryeministrit Edi Rama. Por dëshira për librin nuk e ka penguar bashkëshorten e kreut të qeverisë, Linda Ramës që të blejë lirin e Bejtjas në panair.

Ajo është fotografuar në shoqërinë e së bijës, Rea, teksa ishte ndalur në stendën ku ekspozonte librin me poezi gazetari.

Foto e siguruar, tregon momentin kur Linda e buzëqeshur e blen librin dhe takon Bejten. Ndërkohë në sfondin e fotos shihet se në stendë ka ndaluar edhe ish-guvernatori i BSH-së Ardian Fullani.