Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, edhe pse larg politikës aktive, është e pranishme në rrjetet sociale. Vëmendja e saj duket se është totalisht e perqendruar tek familja dhe në mënyrë të veçantë, tek nipi i saj Nikola. Në mjaft raste gjatë kësaj vere, ajo është shfaqur mjaft e lumtur me djalin e vajzës së saj Megi dhe të dhëndrrit Angjelin Serreqi.
Edhe sot, Topalli ka publikuar një foto, duke mbajtur në krah nipin e saj, duke u kujdesur rigorozisht që fytyra e vogëlushit të mos shfaqet. “Sa shokë jemi neee”, shkruan krah fotos së publikuar në Instagram ish- deputetja e Shkodrës, ku fare lehtë dallohet lumturia e gjyshe Jozefinës për “mjaltin e mjaltit”, siç quhet në Shkodër fëmija i fëmijës. Fotoja, duke gjykuar nga veshja por edhe gjelbërimi, duket se është bërë në një zonë malore, me shumë mundësi në Razëm, vend të cilin familja Topalli e ka vizituar mjaft shpesh këtë verë.
Sigurisht, nuk mungojnë komentet e ndjekësve të Topallit, të cilët vlerësojnë ish- kryeparlamentaren dhe e konsiderojnë me fat Nikolan për gjyshen që ka. /ShkodraWeb Media/