
Viti i ri ka vetëm pak orë që ka ardhur. Një nga lajmet e para dhe që në një farë mënyre ngjall interes, është fëmija e i parë që ka ardhur në jetë bashkë me 2022- in. Lajmin e ka dhënë vetë Spitali Rajonal i Shkodrës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Bebi Arenz është bekimi i parë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Mami Arjeta solli në jetë shëndoshë e mirë djalin e saj Arenz në orën 07:45 me peshën 4000 gr.
Ardhsh i bekuar! Jetë të gjatë dhe paç këmbën e mbarë.”, thuhet në njoftimin e Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Sipas traditës së pashkruar, ky mund të konsiderohet “vit djemsh” meqë i pari është pikërisht Arenz. ShkodraWeb i uron jetë të gjatë Arenz dhe nënës së tij.





