
Ndërsa opozita e dalë tashmë nga Parlamenti ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin, sipas saj deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale një njoftim. Në një nga faqet në FB me emrin Kukësi, kërkohet që ditën e premte kuksianët të ngrihen në protestë dhe t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama që si duket ka planifikuar të vizitojë qytetin verior.
Ky njoftim është shpërndarë edhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka. Kujtojmë se ky skenar nuk është i panjohur nga opozita. Herën e fundit u shoqërua në polici edhe ish deputeti demokrat Luçiano Boçi pasi tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit në Elbasan.