
Shkruan në Facebook gazetarja dhe moderatorja e njohur televizive, Beti Njuma: Madhështia qëndron tek thjeshtësia. Këpucët e ngrëna nga koha dhe rrugëtimet e gjata i thonë të gjitha. Papa Françesku, bariu i të varfërve, do të prehet i veshur me këpucët e tij të zeza e të konsumuara, që e shoqëruan në çdo hap të udhëtimit të tij publik.
Ai zgjodhi për në banesën e përjetësisë këpucët që e çuan tek shtëpitë të varfërve, tek jetët e braktisura, tek qelitë e burgjeve, tek shtretërit e spitaleve. Janë këpucët simbolike që bartin gjurmët e dhembjes njerëzore dhe të shpresës që dha njerëzimit.
Janë simboli i përkushtimit, i vërtetësisë dhe dinjitetit. Papa po ikën nga kjo botë ashtu siç erdhi: si një shërbëtor i Zotit dhe i njerëzve.