Nuk ka asgjë më të fortë dhe të qendrueshme se miqësia e krijuar gjatë ushtrimit të sportit. Aksioma vertetohet sërish dhe në Shkodër. Në rrjetet sociale është publikuar një foto mjaft domethënëse, ku së bashku janë katër kampionë të atletikës shqiptare, prodhime të shkollës shkodrane të “mbretëreshës së sporteve”.
Sokol Shepeteja, Niko Laro, Oltion Luli dhe Arben Parmeza. Kaq do të mjaftonte për ti përshkruar, jo vetëm për amatorët e atletikës por edhe sportëdashësit në përgjithësi. Që të katër kampionë në disiplina të ndryshme të vrapimit. Në këtë tavolinë janë me dhjetra tituj e medalje, pjesëmarrje në takime, kampionate e olimpiada ndërkombëtare.
E ku ka më bukur se kaq. Me shumë mundësi “sebep” për tu takuar ka qenë ardhja e Sokol Shepetesë nga Italia, ku ai jeton dhe punën prej vitesh tashmë. E natryrisht, asgjë nuk shijon më shumë se një kafe me kolegët e dikurshëm të sportit, duke u zhytur në mes kujtimeve të pafund, momenteve të bukura e të vështira të sportit por edhe të jetës.
Nuk kishte si të kalonte pa u evidentuar kjo foto. Foto që flet më shumë se mijëra fjalë, për historinë e atletikës shqiptare, të djeshmes, të sotmes por edhe të nesermes. Vulor me punë e djersë, duke ngritur lart emrin e Shkodrës sonë por edhe Shqipërisë. Pa harruar në asnjë moment legjendat e trajnimit, të cilat pa më të voglin dyshim, kanë qenë pjesë e kësaj tavoline, edhe pso jo fizikisht…ata që kanë ikur por dhe që nuk i tregon kjo foto. /ShkodraWeb/