Rreth një muaj e gjysmë më parë, gjatë një seance stërvitore Izmir Smajlaj pësoi një dëmtim në gju, pikërisht në pjesën delikate të meniskut. Ky dëmtim bëri që kampioni i kërcimit për së gjati të humbasë edhe dy garat kombëtare, siç ishte Kupa e Shqipërisë e zhvilluar disa ditë më parë, apo Kampionati Kombëtar që u mbajt në datat 10-11 gusht. Për ish-kampionin e Europës ishte planifikuar një operacion në Itali, por situata me virusin “COVID” bëri që Smajlaj ta ketë të pamundur udhëtimin jashtë vendit.
Mesa duket, në pamundësi të Italisë, Smajlaj ka zgjedhur një rrugë tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për një klinikë shqiptare në Tiranë, të paktën nisur nga emri i mjekut që ka publikuar kampioni i Europës Smajlaj në rrjetet sociale.
“Jam i lumtur qe me ne fund, ne duar te sigurta te mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi perfundoj me sukses. Tani kam rikuperim e me pas do shihemi serisht ne pisten time te zemres!”, shkruan ai në një postim në rrjete sociale, por pa e specifikuar me detaje nëse ndërhyrja është kryer në Tuqri apo nga një mjek turk në Tiranë.
Gjithsesi, i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë kampionit shkodran të Europës Izmir Smajlaj nga i cili presim shumë e shumë medalje sepse është vetëm 27 vjeç! /ShkodraWeb Media/