FOTOLAJM – “Jeta është e qetë, deri kur vjen një grua”, reagon ish-burri pasi Rudina Dembacaj zyrtarizoi lidhjen me ish- deputetin e Shkodrës…

Padyshim që ndarja e aktores Rudina Dembacaj nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ishte një ndër lajmet që bëri xhiron e mediave, ashtu sikundër dhe lidhja e saj e re me ish-deputetin Mark Frroku.


Pas ndarjes ajo dhe Aleksandri kanë konfirmuar që kanë mbetur miq të mirë, duke postuar në rrjetet sociale foto së bashku, madje dhe me vajzën e tyre, Viktorja. Por duket se ditët e fundit, Aleksi ka bërë një postim që ka lënë vend për disa thashetheme të reja.

“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram, duke na bërë të mendojmë se kjo ka lidhje me situatën ku ai gjendet pas divorcit.