
Personi që shikoni në foto quhet Gjegj Çuni dhe është nga Shkodra. Jeton në lagjen “Skenderbeg” dhe është invalid. Pjesën më të madhe të kohës lëviz me biçikletë me tre rrota ose me paterica hekuri me rrota. Nga ana tjetër, ai merr pjesë në të gjitha protestat e opozitës, në Shkodër apo në Tiranë. Në Shkodër e njohin se është invalid dhe nuk e shtyjnë apo godasin. Deri më sot, edhe në Tiranë. Por fotoja e fiksuar flet shumë për trajtimin që iu bë në protestën e opozitës.
Lidhur me trajtimin jonjerëzor nga policia të një invalidi, ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka me një status në Facebook.
“Zotria ne foto eshte Gjergj Cuni, eshte invalid. Sot me nje dore mbeshtetej ne paterice dhe ne tjetren mbante flamurin kombetar dhe ate te BE. Vjen ne cdo proteste sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, buken e gojes. Por per kete qeveri dhe Edvin Ramen ky eshte armiku.
Nuk mund te jete ndryshe . Per nje qeveri qe mbeshtet dhe mbeshtetet tek krimi dhe oligarket “armiku” jane qytetaret qe nuk cojne dot buke ne shtepi tek femijet e tyre. Prandaj nuk duhet te lejojme me qe Rama te terheq zvarre qytetaret. Ka ardhur koha qe qytetaret ta heqin zvarre kete kryeminister bashke me plehrat e tjera rreth tij”, shkruan Paloka.
Historia e Gjergj Çunit
Teksa ishte duke punuar si mjeshtër ndërtimi, një mur guri i zuri poshtë dhe për pasojë i theu këmbën. Kjo është historia e 56 vjecarit Gjergj Cuni nga Shkodra e cila e ka zanafillën që në vitin 2011 për të vijuar më pas një kalvar të madh vuajtjesh.
Familja prej 4 anëtarësh jeton me kempin e vajzës së sëmurë të tij ndërsa Komisioni Epror i Caktimit për Punë në Tiranë në 2018-ën ka vendosur që ti heqë Gjergjit kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.
Me lot në sy Gjergji na tregon se gjendja fizike e tij nuk e lejon atë të bëjë punë të rëndomta Ndërsa problem kryesor janë ilaçet, të cilat është i detyruar t’i blejë me borgje. Gjergji, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim, ndaj ai ka një apel.
Familja me 4 anëtarë jetojnë në skamje të plotë. Me vajzën e shtëpisë me probleme shëndetësore dhe kryefamiljarin invalid. Familja ka solidaritetin dhe ndihmën e të afërmve të cilët u gjenden me ushqime apo veshmbathje, por kjo nuk mjafton.