Para disa muajve, pikërisht me 8 shkurt 2019, Erjona Parruca Mourlon- e prezantuar si e fejuara e Izet Haxhisë, publikoi një foto me bashkëshortin e saj francez. Kjo u interpretua si një shkëputje e marrëdhënieve në “dashurinë e jashtëzakonshme” në mes Haxhisë dhe asaj, siç e cilësonte vetë publikisht Erjona Parruca Mourlon. Edhe ShkodraWeb publikoi fotot por edhe postimet e zonjës, të cilat krijonin idenë e ndarjes mes të dyve.
MUND TË LEXONI EDHE: FOTO/ Izet Haxhia mbetet pa të dashur, “dashuria e tij e jetës” e ka braktisur dhe është rikthyer tek i shoqi francez…
Sipas gjasave, ka qenë një “skemë” për të larguar trysninë jo vetëm mediatike mbi zonjën Parruca- Mourlon, që u shoqërua edhe me fshirjen e të gjitha fotove dhe postimeve në një profil Facebook me emrin Izet Haxhia. Para disa ditëve, u njoftua nga avokati i Izet Haxhisë për një aksident, përplasje me makinë të klientit të tij ndërsa paraqitej në gjykatë për deponim. Avokati Idajet Beqiri e konsideroi të qëllimshëm dhe madje njoftoi rrezikun për jetën të klientit të tij, duke kërkuar që shteti ta marrë në mbrojtje shteti. “Aksidenti” i Izet Haxhisë, duket ka rikthyer në Shqipëri nga Parisi edhe Erjonën, e cila ka publikuar një foto të shoqëruar edhe me një dedikim dashurie të fortë për Izet Haxhinë.
“Ndodhem ne Tirane prej nje jave… Asgje nuk me duket me mikpritese ne vendin tim.. Por njeriu qe me do me shume e qe dua me shume, eshte ketu.. Mbas «aksidentit» te Izetit duhej t’a shihja me syte e mi, sepse asgje tjeter nuk me qetesonte…
U takuam cdo dite… u mrekulluam cdo dite, u kthye ai burg ne parajse plot drite , cdo dite! Nuk ka force me te madhe ..
Jam ne Shqiperi per ty e me ty, shpirti im i mire! Nuk je vetem!!! Mund te thone gjithcka per ty, mund te kene nje imazh te krijuar nga opinionet e qellimta disa- vjecare..
Por me mua…je njeriu me i embel i botes, me i miri, me i perkujdesuri, me i mjalte! Je dashuria me e persosur ne madheshtine, ne forcen, ne brishtesine, ne mrekulline e saj… S’ ka asgje , as djall, as njeri, as burg, as gjykate, as kercenim, as « aksident » makine te qellimshem ….qe mund te na ndaje ne te dyve!
Atdheu im eshte permbledhur tashme, i gjithi tek ti! Me Zotin, vetem me Zotin e te verteten, ti dhe une, do t ja dalim! E do te mund te jetojme kete dashuri te jashtezakonshme ne driten e diellit! Ne liri!
Dashurize,dashurize!!!❤️❤️❤️❤️
Ps: Faleminderit avokat Idajet Beqiri per perkushtimin, profesionalizmin, kohen, humanizmin dhe kurajon qe po tregoni, pavaresisht presioneve! Keni gjithe mirenjohjen time dhe te Izetit!!“, shkruan Erjona Parruca Mourlon.
Ndërkohë, edhe avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale ku njofton se jo vetëm Izet Haxhia por edhe e fejuara e tij Erjona Parruca Mourlon, është marrë në mbrojtje nga shteti dhe se Haxhia do të nisë deponimet kundër Sali Berishës.
“Izet Haxhiaj pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës.
Pas incidentit të rënd të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marr një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca.
Janë marr masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.
Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eleminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marr me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtrimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj.
Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vet Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vet natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë.
Të përgjegjshëm se një vendimarrje e tillë për t’i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambjentet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdoj rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim.“, shkruan në postimin e tij avokati Idajet Beqiri.
Përveç pjesës së lidhet me gjyqin e rihapur të Izet Haxhisë, problemet me drejtësinë e zvarritjet e saj, rikthehet në vëmendje edhe një përmasë tjetër, ajo e dashurisë- madje fejesës, në mes akuzuesit të Sali Berishë dhe Erjona Parruca Mourlon. /ShkodraWeb/