
Zgjodhi 14 shkurtin e këtij viti për të kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me Kejdin. Ndërsa tashmë duket se është “në pritje të ëmbël”. Keti Bazhdari, ish- kandidatja për kryetare të Bashkisë Shkodër në vitin 2015 Keti Bazhdari, ka uruar Krishtlindjen me një foto pranë pemës tradicionale. Ajo që bie në sy, është barku i rritur por edhe urimi dhe pozicioni i duarve pikërisht në atë vend.
“Gezuar e pershumvjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Edhe pse 2020 ka qene viti i surprizave me te bukura te jetes sime, uroj qe 2021 te jete ai i normalitetit e qetesise per te gjithe bashke si shoqeri! Ju perqafoj fort.”, shkruan Bazhdari.
Nuk mungojnë komentet e shumta të miqve e ndjekësve, të cilat nuk lënë shteg për hamendje: Keti Bazhdari është në pritje të fëmijës së parë. Është një lajm i veçantë për të, bashkëshortin, familjarët por edhe shoqërinë e të njohurit e saj. ShkodraWeb Media i uron shtatzani të mbarë!