NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM – “Im bir erdhi në këtë jetë në kohë korona virusi”, postimi i gazetares së njohur pasi u bë nënë për herë të parë…

Gazetarja e njohur Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin paraditen e sotme. Gazetarja bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se Aristotel erdhi në jetë në kohë korona virusi. Anila Basha tregoi se gjendja e saj dhe e foshnjës është e mirë, ndërsa shtoi se shpreson që të kalojë sa më shpejt situata për të shijuar pranverën me të porsalindurin.

“Aristotel Basha erdhi ne jete ne oren 11.37 te dites se sotme. Im bir erdhi ne ketë jete ne kohe korona virusi, po do kemi ç’te tregojme. Un dhe Aris jemi shume mire dhe falenderojme doktor Eltonin qe nuk la jave pa na ndenjur nga pas per te shkuar gjithcka mire. Aris, Ilda, dr.Gilberta, Besi, per 9 muajt qe kaluam ketu; po ne te dy kerkojme falje per gjithe kokeçarjet e krijuara ne familje ne keto 9 muaj tekanjoze. Shpresojme shume qe kjo situata e corona virusit te perfundoje shpejt, qe te shijojme pranveren. Ju duam shume ❤❤❤”– shkroi ajo.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!