
Ndodh edhe kështu! Një shtetas shqiptar, i cili rezulton i ditëlindjes 1799, është dënuar me dy vite burg në vitin 2002. Pak a shumë, i bie se ai është dësnuar kur ishte plot…203 vjeç.
Të paktën kjo rezulton nga një fragment dokumenti, i publikuar në rrjetet sociale nga kolegia Brunilda Dibra. Është një dokument që mban jo vetëm vulën por edhe pullën e taksës përkatëse.
“Jemi vend për Guiness. Zotëria I lindur në 1799 është dënuar në 2002 në moshën 203 vjeçare me dy vite burg për veprën penale të vjedhjes. Edhe me pullë takse madje e keni të vërtetuar ![]()
“, shkruan në publikimin e saj kolegia Dibra.
Të jetë lapsus i Zyrës së Gjendjes Gjyqësore të Kurbinit ose në Shqipëri ka jetuar personi mbase më i moshuar në historinë e njerëzimit.





