Pasditen e djeshme ka humbur finalen e trete dhe perfundimisht edhe shpresat per t’u shpallur kampion i Shqiperise dhe kjo gje kuptohet qe e ka merzitur jo pak.
Kapiteni i Vllaznise Nikolin Qafarena nuk e ka perjetuar mire kete gje dhe kjo eshte reflektuar edhe ne sjelljen e tij ne fushen e lojes dhe ne momente te tjera te ndeshjes.
Ne fund te takimit ai dhe shoket e ekipit jane nderuar me medaljet e vendit te dyte dhe kuptohet qe nje gje e tille nuk eshte pertypur mire sepse shpresat ishin per t’u shpallur kampione edhe kete sezon.
Per Qafarenen e madh ky do te ishte titulli i trete rradhazi pas atij me Vllaznine para dy sezonesh dhe me Pejen sezonin e kaluar.
Megjithate Nikoja e ka gjetur menjehere “ngushellimin” per kete humbje sportive te karrieres se tij. Diten e sotme ai ka njoftuar per fejesen e tij, çka perben nje nga momentet me te gezuara te jetes private. Urimet me te perzemerta për jetën e tij private!