NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ “Gjyshja” e Eduart Grishaj zyrtarizon lidhjen e tij me Arbana Osmanin, kapur dorë për dorë…

Të veshur shik me të zezën ceremoniale dhe të kapur dorë për dore, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kësaj here u shfaqën në publik si të fejuar. Ai, krahu i saj i djathtë si regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe ajo, krahu i tij i djathtë në deputimin e tij në kinema, duket se moderatorja e famshme dhe regjisori i talentuar janë bërë për njëritjetrin.

E pas shumë zërave e aprovimeve nga ana e tyre, më në fund vendosin t’u thonë një “po” të madhe pyetjeve kureshtare nëse janë bashkë apo jo. Tashmë nuk ka më vend për dyshime, pasi në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, Eduarti e shprehu deri diku hapur për miqtë VIP që kishte ftuar në kinema “Millenium”, se Arbana është vajza që e bën të lumtur. Me fat që e ka në jetën e tij, pasi ajo po e mbështet shumë në karrierën si regjisor dhe tashmë ata nuk kanë pse fshihen më.


E më shumë se fjalët flasin këto foto të çiftit, ndërsa po hynin në premierën e filmit, që do të mbyllej me një koktejl të këndshëm.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media