ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTOLAJM/ “Gjyshe” Jozefina shëtit nipin me karrocë nga Liqeni Artificial në Tiranë…

Daljen e parë publike me nipin, djalin që i solli në jetë vajza Megi, ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e bërë gjatë ceremonisë ku u nderua me Çmimin e Karrierës “Alumni” nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në fakt, Topalli, një ditë para kësaj ceremonie, ësht parë duke shëtitur me nipin e saj, Nikola edhe në Pedonalen e Shkodrës por nuk është publikuar asnjë foto.

Fotoja e parë është publikuar në Liqenin Artificial të Tiranës, ku ish- kryeparlamentarja shtyn karrocën me nipin e saj. Disa ditë më parë, një foto të ngjashme ka publikuar edhe mami Megi me Nikolan dhe tani vjen edhe fotoja e “gjyshe” Jozefinës. Në fakt, termi “gjyshe” është disi i pazakontë për Topallin, për sharmin që ajo ka si një nga zonjat më të hijshme të politikës e jetës publike.

Ndërkohë, siç është e kuptueshme, edhe në Shkodër por edhe në fotografitë e publikuara nga shëtitjet në Tiranë, fytyra e vogëlushit Nikola akoma nuk është bërë publike. Një gjë është e sigurtë, mami Megi, “gjyshe” Jozefina por edhe familja Topalli po përjetojnë një ndjesi të veçantë. Në Shkodër ajo vlerësohet me shprehjen “mjalti i mjaltit”. Kështu është Nikola i vogël!

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.