FOTOLAJM – Gazetari Artan Hoxha “arrestohet” në Bogota të Kolumbisë, dy efektive policie e shoqërojnë…

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka udhëtuar në drejtim të Kolumbisë dhe prej aty ka zgjedhur të ironizojë operacionin ndërkombëtar antidrogë, që çoi sot në arrestimin e një shqiptari në Peru, për një ngarkesë prej 2.3 ton kokainë që u kap në Hamburg.

Hoxha duke bërë publik mesazhin plot shqetësim që i ka dërguar një mik nga Shqipëria, ironizon duke postuar një foto përkrah dy efektiveve të policisë kolumbiane në Bogota, si për të thënë që “është arrestuar”.


Postimi i Hoxhës:

Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….

Ke te drejte,-i thashe.

Po me kane arrestuar.

Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…

Dhe çfare arrestimi???!!!

Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…

Viva Colombia