FOTOLAJM – Feston ditëlindjen por Rudina Dembacaj nuk është aspak e gëzuar, ja cila është arsyeja…

Prezantuesja e njohur Rudina Dembacaj sot feston ditëlindjen. Por kjo nuk është një ditë e gëzuar për të. Moderatorja ka treguar se ditëlindjen e saj do e kalojë tek dera e spitalit, ku ndodhet i shtuar edhe babai i saj duke i thënë se e do shumë.

Ajo u shpreh se i ati është i vetmi njeri që ka adhuruar gjithmonë.


“Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”! Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!❤️”– shkroi Rudina, e cila e shoqëroi postimin me disa foto përkrah babait të saj.

Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo publikoi një foto teksa mban dorën e babait të saj si dhe falënderime për bluzat e bardha që po kujdesen për të.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por ja vlen ta bësh publike kur ke falënderime të sinqerta për të thënë,”- shkroi Rudina Dembacaj.

 ABCOM ║ VODAFONE