“I love Topoja” është filmi i dytë iaktorit Ermal Mamaqit. Pjesë e tij janë bërë aktorë dhe personazhe të njohur, po mes tyre duket se do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Ashtu si shihet edhe nga fotot, kreu i qeverisë ka një rol ku shfaqet tërësish i transformuar. Me paruke dhe me një sy ngjyrë tjetër, kjo është pamja e Ramës në filmin e Mamaqit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i tij në komedinë e aktorit. Ajo që është e qartë është se Mamaqi po reklamon filmin e tij më të ri me imazhin e vetë…kryeministrit Edi Rama!