FOTOLAJM – Eduart Grishaj romantik si kurrë më parë, ja deklarata publike për Arbanën që pret ta bëjë baba…

Çifti më i ri i showbiz- it shqiptar, Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani duket se e kanë kaluar fundjavën të ndarë, por duke e kujtuar njëri-tjetrin në çdo moment.

Moderatorja e njohur ka zgjedhur të pushojë në jug së bashku me djalin e saj Jon, vëllain dhe familjen e saj, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventure në veri të Shqipërisë së bashku me miqtë e tij.


Në një ndër postimet në ‘Instastory’ ai ka ndarë pamje mahnitëse nga Thethi, ku shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana mund ti konkurrojë. “Vetëm ti i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani” ka shkruar Eduarti.

Gjithashtu dhe moderatorja ka postuar një ‘Instastory’ ku shkruante: Më mungon, teksa etiketon Eduartin.

 ABCOM ║ VODAFONE