Kryeministri Edi Rama duket nuk e ka pritur mirë vendimin e presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jo vetëm në mitingun elektoral të Beratit, por edhe para pak minutave ai është shfaqur i vendosur në qëndrimin e tij për të vijuar ecjen drejt 30 qershorit edhe i vetëm, edhe pa një dekret të presidentit. “Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor…Natën e mirë!”, ka postuar Rama në rrjetet sociale.