
Kryebashkiakja Voltana Ademi rezultoi pozitive me Covid-19. Në respekt të protokollit, edhe pse nuk ka simptoma të virusit, ajo është vetizoluar në shtëpinë e saj. Pavarësisht kësaj, Ademi duket se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të bashkisë por edhe të enteve në varësi të qeverisjes vendore, madje edhe për sportin.
Para pak minutave ajo ka shpërndarë një lajm lidhur me çiklizmin, ku Vllaznia ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Turin Çiklistik, duke u renditur e dyta pas një ekipi profesionist italian. Mesa duket, Qytetarja e Parë e Shkodrës ka vendosur të jetë në vijimësi në krye të detyrës, edhe pse është e detyruar të qendrojë e vetizoluar. Herë pas here, mund të furnizojë me lajme edhe mediat.
PUBLIKIMI I VOLTANA ADEMIT NË FACEBOOK
Sonte kam marre një lajm të gëzueshëm nga trajneri i ekipit të çiklizmit “Vllaznia”.
Përmes mesazhit, ai më njoftoi për klasifikimin në vendin e dytë të ekipit tonë “Vllaznia” në Turin Çiklistik të Shqipërisë, ku merrnin pjesë shumë shtete të Ballkanit dhe një ekip profesionist nga Italia. Djemtë tanë çiklistë tanë bënë një paraqitje të shkëlqyer duke u renditur në vend të dytê, mbas ekipit italian, duke kryesuar kështu në krye, ekipi me i mirë në Shqipëri dhe Ballkan.
Faleminderit profesor Leonard Kola! Faleminderit djemve tanë kuqeblu të çiklizmit, që çdo vit nderojnë qytetin tonë! /ShkodraWeb Media/