FOTOLAJM – Doganierët në Aeroportin e Filadelfias kontrollojnë valixhet e dy shqiptarëve, ajo çfarë gjejnë brenda tyre…

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA kane shtangur kur gjate kontrollit te valixheve te dy udhetareve qe vinin nga Shqiperia kane gjetur mish te paperpunuar qingji, plendës, presh, geshtenja dhe kremviçe.


Mediat vendase raportojne se zbulimi u be permes një qeni detektor dhe kontrolli gjeti brenda valixheve 14 kg produkte ushqimore të ndaluara.

Ne mes te geshtenjave specialistët thane se gjeten edhe dy insekte të gjalla. Ata bllokuan menjehere produktet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Nderkohe qe ushqimet e bllokuara u shkaterruan.

Specialistët e bujqësisë kane shtuar vigjilencen kunder produkteve bujqësore të ndaluara qe udhetaret sjellin gjate pushimeve nga vendet kur vijne per te shijuar produkte tradicionale për të festuar me familjen në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët doganorë thanë se produkte ushqimore të ndaluare transportoheshin nga udhëtarët nga Shqipëria në mes të dhjetorit, por lajmi eshte publikuar nje dite me pare.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!