FOTOLAJM – Deputetja e zgjedhur Emilia Koliqi takim falenderues me stafin e Drejtorisë të të Ardhurave në Bashkinë Shkodër

Edhe më pak se një muaj, zyrtarisht do të jetë deputete e betuar në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, për shumë vite, ajo ka qenë zëvendëkryetare e Bashkisë Shkodër, duke mbuluar funksione financiare të qeverisjes vendore. Në pozicionin që ka patur deri para se të shpallet deputete nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Emilia Koliqi ka bashkëpunuar ngushtësisht në realizimin e objektivave të Bashkisë Shkodër me Drejtorinë e të Ardhurave.

Dita e sotme duket se ka qenë dita që Koliqi të takohet për një kafe falenderuese me drejtue se punonjës së kësaj drejtorie. Ka qenë vetë deputetja e zgjedhur, e cila ka shpërndarë një foto, duke e shoqëruar me tekstin më poshtë:


“Me skuadren e Drejtorisë së të Ardhurave , në një nga detyrat më të vështira dhe më të rëndësishme që ka Bashkia Shkoder. Ishte kenaqesi e veçantë të ndaja me to, një punë të jashtëzakonshme keto vite , duke integruar sisteme te reja e duke arritur rezultate të larta në mbledhjen e të ardhurave.

I uroj gjithsecilit sa më shumë suksese në punë dhe në karrierën personale. Faleminderit për përkushtimin dhe punën në grup.”, shkruan ish- zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi, e cila nga shtatori do të jetë deputete e Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë.